Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reagon Ilir Meta: Që VMRO do fitonte kjo dihej, por jo kaq thellë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas fitores së VMRO në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

 Me anë të një videomesazhi në facebook, Meta thotë se dihej që VMRO do fitonte, por jo kaq thelle.

“Që VMRO do fitonte kjo dihej, por jo kaq thellë

Që VLEN-i, vlente edhe kjo dihej, por që vlente kaq shumë…?!

Që internacionalia e Prindit 1 dhe Prindit 2 do të humbiste edhe kjo dihej, por se do dërmohej në këtë përmasa…

Faleminderit ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës! Pa kontributin tënd ky rezultat fantastik vështirë se do arrihej”, shprehet Ilir Meta.