Rrjeti bëhet lëmsh nga postimi i fundit/ Loredana dhe Karim prindër?

Pasditen e sotme, Loredana ka postuar një seri fotosh në llogarinë personale të Instagram-it. Në post shfaqet dhe i dashuri i saj, Karim Adeyemi.

Ajo çfarë ra në sy në një prej fotografive ishte partneri i Loredanës i cili mbante në prehër një fëmijë.

 

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të bëhet lëmsh dhe të ngrihen pikëpyetje mos ndoshta ata janë bërë prindër pa e marrë vesh askush.

Megjithatë mbetet për t’u parë se si qëndron e vërteta e kësaj fotografie.

Rikujtojmë që Loredana është nënë e një vajze, Hana-s, nga lidhja me reperin e njohur shqiptar Moozik.