Një vit më parë Mainzi i hoqi kampionatin Dortmundit, Hummels: Do ‘hakmerremi’ të shtunën

Rreth një vit më parë Borussia Dortmund pësoi një nga zhgënjimet më të hidhura në historinë e saj, ndërsa barazimi 2-2 ndaj Mainz u mohoi “verdhezinjve” titullin kampion të Bundesligës.

Këtë sezon Mainz rrezikon rënien nga Bundesliga dhe duket se ky është momenti i hakmarrjes për ekipin e Dortmund.

Duke folur për mediet në prag të ndeshjes që luhet të shtunën, mbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels u shpreh se duan vetëm fitore dhe se ndaj Mainz do luajnë ashtu siç bënë ata vjet nga “verdhezinjve”

“Ndeshjet e ardhshme do të jenë si përgatitore për finalen e Championsit. Të shtunën duhet të japim 100%, ata luftuan në mënyrë ‘sportive dhe të ndershme’ një vit më parë dhe tani duhet të presin të njëjtën gjë nga ne”, deklaroi Hummels.

Mesazhi është i qartë, Hummels ua bëri të qartë kundërshtarëve të ndeshjes së ardhshëm se ka ardhur momenti për të marrë hak.