Tentoi të vriste një person në Greqi, arrestohet 39 vjeçari shqiptar

Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar për një vrasje të mbetur në tentativë më 10 shtator të vitit 2023 jashtë një qendre argëtimi në Petroupol, raportojnë mediat greke. Shqiptari u arrestua në Lion të Francës pas një urdhër arresti evropian.

Ditën e ngjarjes, 39 vjeçari ka debatuar për një arsye të panjohur me një 33 vjeçar dhe teksa fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, është kthyer pas disa sekondash, duke nxjerrë një pistoletë nga brezi.

Më pas ka qëlluar ndaj 33 vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.