Meta: Qytetarët e Tiranës do ta marrin bashkinë shumë shpejt, kjo duhet të ndodhë edhe në Kuvend

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehur bindjen e tij se në vazhdën e aksionit opozitar, qytetarët e Tiranës do ta marrin bashkinë në duart e tyre shumë shpejt, por e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

“Aksioni opozitar vazhdon, - tha Meta në një konferencë shtypi sot. -  Besoj se edhe protesta e djeshme ishte tregues i një konsistence në rritje.

Shpartallimi i barrikadave që kërkojnë të asgjesojnë llogaridhënien e kryebashkiakut të kapur në flagrancë që nga inceneratorët, 5D e kudo tjetër; tregoi se qytetarët e Tiranës do ta marrin bashkinë në duart e tyre shumë shpejt dhe padyshim kjo do të ndodhë e duhet të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë si institucioni kryesor i vendit ku duhet të garantohet llogaridhënia njëherë e përgjithmonë.”/ar.sh/SYRI.NET