Një urim mjaft ironic, përgjigje për atë që klubi francez kishte publikuar para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku u pa një balonë e verdhë e zhytur në Seine. Por kjo nuk ishte e gjitha.

🙃 https://t.co/7Ms2RyE1O6 pic.twitter.com/OHuAcrtO1Z

— Borussia Dortmund (@BVB) May 8, 2024

Menjëherë pas xhiros së dytë të gjysmëfinales dhe kalimit në finalen e “Wembley”, në fakt, klubi gjerman publikoi një postim me shkrimin “hakmarrja është një pjatë, që duhet shërbyer e ftohtë”, duke iu përgjigjur kësaj radhe asaj që francezët kishin postuar në vitin 2020, pas eliminimit të Borussia Dortmundit në 1/8 finale të këtij kompeticioni.

Me atë rast mund të shihje skuadrën franceze të ulur në fushë, duke imituar Erling Haaland, pastaj ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit në një pozicion joga, i ulur me këmbët e kryqëzuara dhe duart ngritur, si kur festonte golat verdhezinj.

Image
 ", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/May/08/auto_BVB1715165961.webp", "width": 658, "height": 658 } }

Hakmarrja duhet shërbyer e ftohtë, BVB tallet keq me PSG në rrjetet sociale: Pushime të mbara…

Pas eliminimit nga Champions League, klubit të PSG-së iu desh të merrte edhe “hakmarrjen sociale” të Borussia Dortmundit. “Pushime të mbara”, – shkruhet në një postim në Twitter (sot X) nga klubi gjerman, me imazhin e një tullumbaceje të madhe të verdhë BVB që fluturon mbi një bregdet me diell, dy karrige plazhi në tokë dhe një peshqir i madh me ngjyrat e Mbappé & Co.