Hajduti thyen xhamin e dyqanit dhe vjedh paratë, arrestohet pas 2 ditësh

Një hajdut në Vlorë ka thyer xhamin e dyqanit, ka hyrë qetësisht brenda dhe pasi merr paratë lagohet po nga dritarja.

Grabitja ndodhi 30 minuta pas mesnatës më  6 maj në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa sot policia njoftoi arrestimin e autorit, shtetasin një 29 vjeçar i identifikuar me inicialet E.B

Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.