Vrasja për votat në Elbasan/ Ekspertët paraqesin në Gjykatë konkluzionet: Viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur në krah një qitës
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, i cili është dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Në gjyqin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ekspertët po japin konkluzionet e eksperimenteve.Ekspertët kanë interpretuar mekanizmin e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë.
“Viktima, Pjerin Xhuvani erdhi në vendngjarje i shoqëruar nga disa persona.
Konflikti i armatosur fillon nga pozicioni ku është viktima. Reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa.
Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra.Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qitës pranë tij”, theksohet në konkluzionet e ekspertizës përmes kamerave të sigurisë.