Berisha: Rama në dy orë monolog bëri ‘tabllonë sinoptike të polihajdutit Erion Veliaj’

Kreu i opozitës, Sali Berisha, iu përgjigj fjalimit të stërgjatë të kryeministrit Edi Rama me një meme të shkurtër.

Në foto shihet Edi Rama duke folur, ndërsa sipër lexohet: “Rama në dy orë monolog. ‘Tablloja sinoptike e polihajdutit Erion Veliaj’”.

Reagimi i Berishës vjen në kohën kur opozita po proteston përballë Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt.