‘Ka ngritur bandën me gjigante të hajdutëve në histori dhe mban fjalime të stërgjata se ka luftuar korrupsionin’

Kryeministri Edi Rama, i cili e ka katandisur vendin në nivelet më të rënda të korrupsionit në histori, nisi një fjalim të stërzgjatur përpara deputetëve dhe ministrave të tij për të treguar se si po e lufton korrupsionin.

Ironia ishte se ai deklaroi se e ka pavarësuar drejtësinë në mënyrë që të luftojë korrupsionin e tij.

Këto deklarata kanë shkaktuar ilaritet në median sociale.

“Sa më marramendëse vjedhja, aq më e madhe duhet gënjeshtra për ta mbuluar.

Ka ngritur bandën me gjigante të hajdutëve në historinë e këtij vendi dhe mban fjalime të stërgjata se e ka luftuar korrupsionin si askush që prej periudhës së perandorisë otomane,” shkruan gazetari Andi Bushati.

“Për të mbuluar grabitjet e veta, thotë se dhe në kohë të Enverit zgjidheshin hallet me pula,” shton ai.