Kapet me 8 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Francë

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze në Saint-Etienne-de-Montluc, ku oficerët e doganës dhe qeni i tyre zbuluan kokainë dhe polen cannabis.

Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165 që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan).

Pranë Sant-Etienne-de-Montluc, në Loire Atlantique, oficerët e doganës ndaluan një automjet tip “Golf” që vinte nga jugu i Francës. Brenda mjetit u gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe një sasi poleni cannabis. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 22 vjeç, i cili kishte destinacion rajonin e Lorientit.