Basha: Plani im ekonomik u përgatit nga ekspertët e Angela Merkel

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë të ditur sot nga Berati se ai do të jetë “kryeministri i ekonomisë” dhe për këtë qëllim, prioritarin e qeverisjes së tij, ka përgatitur një plan ekonomik të fuqishëm të konsultuar nga ekspertët e kancelares gjermane Angela Merkel.

Basha ka paralajmëruar se ky plan i vulosur nga ekspertët gjermanë kërkon marrjen e vendimeve të prera:

“Unë do të jem Kryeministri i ekonomisë, - tha Basha. - . Do të punoj ditë për ditë për ekonominë e Beratit dhe të Shqipërisë. Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve ekonomikë të Ankela Merkel, Partisë Kristiandemokrate që na ka ndihmuar me ekpertët e tyre me të mirë me një plan të fuqishëm ekonomik, që do të kërkojë vendime të qartë, vendime të prera, vendime të forta. Vendimi i parë do të jetë ulja e taksave. Ulja e tvsh dhe e taksave."