Rubin Kazan luante në transfetë dhe u duk në vështirësi në këtë duel, duke qenë shumë pranë një humbje pasi vendasit po kryesonin me rezultatin 2-1 deri thuajse në fund.

Por pas një topi të ulur në zonë në minutën e 92-të, Daku kontrolloi gjithçka me qetësi dhe më pas dërgoi sferën në rrjetë, duke barazuar shifrat.

Ky ishte goli i 8-të në këtë edicion për Dakun, i cili ka dhënë edhe 4 asiste me fanellën e Rubin Kazan me të cilin po kalon një moment të shkëlqyer.

“Ka rënë në dashuri, ose është për shkak të Europanit”, tha trajneri i tij pak ditë më parë për sulmuesin shqiptar dhe këtë formë që po kalonte.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/May/06/auto_daku11715025644.jpg", "width": 900, "height": 526 } }

VIDEO/ Mirlind Daku shënon në ndeshjen e tretë radhazi në kampionatin rus

Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rus dhe teksa po afrojnë ditët e grumbullimit për Europianin, sulmuesi i kombëtares shqiptare vazhdon të shënojë me rregullsi të admirueshme.

Sot, ai ka gjetur golin në ndeshjen e tretë radhazi për skuadrën e tij, teksa e ka ndihmuar me një gol në minutat shtesë që të sigurojë një barazim përballë CSKA Moskës.