Izraeli injoron çdo paralajmërim, nis ofensiva ushtarake në lindje të Rafahut

Ushtria izraelite ka njoftuar se sapo ka nisur sulme ushtarake në lindje të qytetit Rafah, pavarësisht gjithë paralajmërimeve nga aleatët ndërkombëtarë, mes tyre edhe SHBA.

Izraeli ka njoftuar se forcat e tyre po godasin objektivat e Hamasit në rajon.

Më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur nga vendbanimet e tyre në Gaza kanë kërkuar strehim në Rafah mes sulmeve të Izraelit në Gaza, ka raportuar Washington Post.