Roma dhe Juventusi argëtohen në 'Olimpico', por asnjëra nuk u gëzohet tre pikëve

Roma dhe Juventus barazuan 1-1, në supersfidën e kësaj jave në Serie A.

Pjesa e parë ishte mjaft e balancuar, me të dyja skuadrat që fillimisht preferuan të studiojnë njëra-tjetrën. Lukaku prishi ekuilibrat në minutën e 15-të, duke dërguar në festë tifozërinë vendase. Torinezët nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe reaguan brenda pjesës së parë. Në të 30-tën, Bremer shfrytëzoi në perfekt një asist të Chiesas. Në pjesën e dytë nuk pati gol, pavarësisht rasteve.