", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/May/05/auto_-640-0-vvgf-17148909411714891514.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

VIDEO/ Korfuz – Ceremonia, ena prej balte hidhet nga kryebashkiaku mbi kokën e vajzës

Një incident i pabesueshëm ndodhi në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë, teksa bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte.

Një vajzë e cila duket se nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte, po kalonte poshtë ballkonit të bashkisë, në San Giacomo, kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe pa e ditur se e reja ishte duke kaluar në trotuarin poshtë në atë moment.

Përfundimi? Ena u thye mbi kokën e saj…

Të pranishmit vrapuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë dhe sipas mediave greke, e reja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndonëse në pamje duket se e mori me sportivitet, ajo nuk i shpëtoi dy qepjeve.

View this post on Instagram

A post shared by Npress Media (@npress.gr)