Serie A/ Lazio ndalet në transfertë nga Monza, Hysaj luan si qendërmbrojtës

Lazio nuk ka shkuar më tepër se një barazim 2-2 kundër Monzës, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A italiane.

Tudor eksperimentoi pak për sa i përket formacionit, duke vendosur mbrojtësin e Kombëtares tonë Elseid Hysaj në pozicionin e qendërmbrojtësit.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 11-të nga Çiro Imobile. Rezultati do të mbetej i tillë deri në minutën e 75-të, kur Djuriç barazoi për vendasit.

Zëvendësimi i artë rezultoi Vesiono për Tudorin, që arriti të shënojë të dytin për të kaltrit, por që do të ishte përsëri Djuriç, ai që do të mbyllte ndeshjen në baraspeshë, në minutën e fundit të kohës shtesë.

Me këtë rezultat, Lazio pozicionohet në vendin e shtatë në renditje me 56 pikë, që të çon në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa Monza ndodhet në mesin e tabelës, saktësisht në vendin e 11-të me 45 pikë të grumbulluara.