Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçari në Don Bosko

Një 69-vjeçar është plagosur në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

I moshuari është lënduar pasi një lavatriçe ka shpërthyer ndërkohë që ishte duke punuar.

Policia njofton se 69-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.