Premier League/ Haaland shpërthen me ‘poker’ golash, Manchester City i afrohet titullit

Vjen edhe fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për Manchester Cityn.

Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 5-1 Wolvesin, sfidë ku Erling Haaland shkëlqeu me “poker” golash.

“Manita” u kompletua nga Julian Alvarez, ndërkohë që për “Ujqit” golin e nderit e realizoi koreano-jugori Hee-Chan Hwang.

Me këtë fitore City ndodhet 1 pikë pas Arsenalit, por ka një ndeshje më pak.