Trajneri i Fulhamit lë sërish në stol Armando Brojën

Asnjë minutë për Armando Brojën. Marco Silva vazhdon ta “torturojë” sulmuesin e talentuar shqiptar, të cilit nuk i dhuroi asnjë minutë në ndeshjen Brentford-Fulham, që u mbyll në barazim pa gola.

Broja e ndoqi gjithë takimin nga pankina. Dy duelet e tjera u mbyllën me fitoren e skuadrave udhëtuese.

Nottingham Forest siguroi tri pikë jetike për mbijetesën në fushën e Sheffield Utd. Aty ku triumfoi 1-3.

Ndërkohë, Newcastle i dha një goditje të rëndë shpresave të Burnleyt për të qëndruar në Premier League. Bardhezinjtë triumfuan 1-4 përballë skuadrës së Aro Muric.

Pavarësisht se pësoi 4 gola, portieri titullar i Kosovës ishte ndër më të mirët në fushë.

Me pritjet e tij ndikoi që humbja e Burnleyt të mos ishte më e rëndë, ndërkohë që i priti një penallti edhe suedezit Isak.