PD dorëzon listën përfundimtare në KQZ, sot pritet miratimi

Partia Demokratike ka dorëzuar në afatin e përcaktuar nga KQZ listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat pritet të miratohen sot nga Komisioni.

Në orën 10:00 pritet të hidhet shorti në KQZ për fletën e votimit.

Në mbledhjen e zhvilluar dje nga KQZ, u vunë re mangësi në dokumentacion, ndërsa anëtarët me unanimitet pranuan një afat të dytë duke e cilësuar dhe përfundimtar.