A e ka lëshuar Rama, Veliajn? Mos e humbisni batutën epike të Manjanit

Një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në median tradicionale, por edhe në rrjetet sociale është pyetja nëse Edi Rama ka vendosur ta lëshojë Erion Veliajn.

Paraqitja e zgjatur në SPAK e Veliajt i ka ndezur edhe më shumë këto spekulime.

Ndërkohë këtë të shtunë, Ylli Manjani jep një përgjigje epike për këtë diskutim.

“E lëshoi Rama AliBabVeliun apo jo? Kjo ishte çështja e javës.

Nuk e di si u duket juve, por mua më duket se në këtë moment, Rama as e *i e as e lëshon.

E ka lënë në rënie të lirë. Ndaj AliBaba këput kopaçe...,’ shkruan Manjani.