Bilanc tragjik, mbi 34 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Të paktën 34,596 njerëz kanë vdekur dhe 77,816 janë plagosur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze.

Ndërkohë, 28 persona janë vrarë dhe 51 kanë mbetur të plagosur në 24 orët e fundit.