Mediu kërkon në Kuvend që të mbahet qëndrim për gjenocidin serb në Kosovë

Kreu i Partisë Republikanë ka kërkuar gjatë seancës së sotme të kuvendit që Parlamenti shqiptar duhet te mbajë një qëndrim në lidhje me gjenocidin serb ne Kosovë.

Mediu: Dua te paraqes një shqetësim ne lidhje me disa zhvillime në rajon, nisur edhe nga ajo që tha zoti shehu. Me datën 6 ne Këshillin e Sigurimit të Kombeve te bashkuara diskutohet, çështja e gjenocidit të Srebrenicës dhe po ashtu Presidentja e Kosovës ka ngritur shqetësimin për gjenocidin serb dhe duhet një qëndrim edhe i këtij paralamenti ne lidhje me këtë çështje për faktin se ka të bëjë me rajonin por edhe ka të bëje me shqiptarët. Pavarësisht nga historia e diskutimeve të mëparshme mendoj se është koha të kemi një qëndrim ne raport me këtë çështje.

Duke vlerësuar mbështetjen që ka dhën delegacioni ynë në Këshillin e Europës, për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duhet të kemi një raportim në Kuvend dhe një qëndrim të përbashkët.

Së treti qëndrimi i kandidatit për Kryeministër dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç për krijimin e qeverisë nuk duhet parë thjeshtë si kundërshtim i qëndrimeve të SHBA, por konfirmim i qartë i një mardhënie dhe veprimi të përbashkët në rajon me Rusinë dhe Kinën.