Vdekja e dy të moshuarve në Dropull/ Policia: U konstatuan shenja dhune nga mjete të forta rrethanore

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën të pajetë.

Bëhet fjalë për dy të moshuar, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç.

Në trupat e tyre, sipas policisë janë shkaktuar shenja dhune, të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në fshatin Bodrisht.

Dropull/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë).

Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.