Parma rikthehet pas tre sezoneve në Serie A

Parma siguroi matematikisht rikthimin në Serie A.

Dy herë fituesit e UEFA Cup (sot Europa League) siguruan matematikisht elitën e futbollit italian pas barazimit 1-1 ndaj Barit në duelin e javës së 36-të.

Skuadra e Pecchias ka koleksionuar 74 pikë duke kryesuar kampionatin, aktualisht me tre pikë më shumë se Como dhe do të luajë përsëri në Serie A pas sezonit 2020-2021.