Denoncimi i PLUG: ‘5D’ ortake e djegësit të Tiranës, krimi pandëshkim i Ardit Gjoklajt - Redi Molla lidhje me kompani riciklimi

Emisioni Plug në Syri Televizion, transmeton mbrëmjen e të mërkurës të dhëna ekskluzive që lidhin biznesin e inceneratorit në bashkinë e Tiranës me pronarët e kompanisë “5 D Konstruksion”. Të dhënat tregojnë se njerëz të afërm të Redi Mollës krijuan kompani për të kryer riciklimin e mbetjeve në Sharrë, ku humbi jetën tragjikisht Ardit Gjoklaj.

Plug do të sjellë të dhëna sesi prokuroria e shmangu nga hetimet pikërisht njërën prej kompanive që riciklonte mbetjet në Sharrë, pas së cilës dyshohet se fishej pikërisht pronari faktik i kompanisë “5 D” Redi Molla. Me këto fakte do të keni mundësi të njiheni sonte në orën 21:30 në Syri Televizion.