FOTO/ Zbulohet kush ishte bukuroshja shqiptare me flamurin kuqezi në Bayern-Real

Mbrëmjen e kaluar u luajt gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve, ajo midis Bayern Munchen dhe Real Madrid, e mbyllur me rezultatin përfundimtar 2-2.

Gjatë zhvillimit të takimit, kamera për një çast kapi një tifoze, të veshur me flamurin kuq e zi në shkallët e stadiumit “Allianz Arena”.

Tani është zbuluar edhe se kush ishte identiteti i kësaj bukurosheje që mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Emri i saj është Azra, një vajzë e lindur në Maqedoni me origjinë shqiptare, që kishte vazhduar studimet në Gjermani.