Vinin baste sportive në celular, procedohen penalisht 3 persona në Korçë

Tre persona janë proceduar penalisht në Korçë pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 10, Korçë, iu gjetën shtetasve M. X., 37 vjeç, D. E., 39 vjeç dhe S. T., 39 vjeç, banues në Korçë nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 3 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 Gjithashtu nga ana e policisë së Korçës u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara.