Indonezi/ Mbi 12 mijë persona evakuohen pas shpërthimit të vullkanit

Qindra banorë të ishullit indonezian Tagulandang kanë pritur sot në portin e ishullit për t’u evakuuar, ndërsa tymi gri ka mbuluar zonë si pasojë e shpërthimit të vullkanit.

Një vullkan në ishullin Ruang të Indonezisë shpërtheu të marten, duke bërë që autoritetet të evakuojnë më shumë se 12,000 njerëz nga ishulli i Tagulandang,

Pas shpërthimit të djeshëm, Qendra e Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Rreziqet Gjeologjike paralajmëroi banorët e ishullit Tagulandang se rënia e shkëmbinjve dhe llavës në oqean mund të shkaktojë një cunami.