Støre: Norvegjia do të rrisë ndihmën për Ukrainën me gati dy miliardë euro

Këtë vit, Norvegjia do të rrisë ndihmën për Ukrainën me shtatë miliardë korona norvegjeze (591,375,820 euro) në një total prej 22 miliardë (1,858,519,251 euro) në ribalancimin e buxhetit të shtetit muajin e ardhshëm, njoftoi kryeministri Jas Gar Støre.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Oslon për mbështetjen e Kievit, raporton Reuters.

“Shumica e këtyre fondeve do të përdoren për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, e cila është prioriteti ynë kryesor për të mbrojtur jetët e njerëzve”, tha ai në platformën X.

Ukraina u ka bërë thirrje partnerëve të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit pas sulmit të Rusisë ndaj sistemit të saj tashmë të dëmtuar energjetik.

Gjatë bisedës të së hënës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Zelenskyy u bëri thirrje aleatëve që të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Kiev, duke theksuar se situata në front varet nga shpejtësia e furnizimit me municione.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për furnizime të sistemeve të sofistikuara të lëshimit të mbrojtjes ajrore Patriot që Kievi dëshiron të marrë nga aleatët e tij për të kundërshtuar raketat dhe dronët rusë me rreze të gjatë veprimi.