VIDEO/ Luan Baçi: Në këmbë deri në largimin e klikës së të korruptuarve

Deputeti demokrat Luan Baçi duke folur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se çdo ditë do të jemi në këmbë, në rrugë e sheshe deri në largimin e klikës së korruptuar të Erjon Veliajt nga Bashkia dhe Edit Ramës nga Qeveria.

“Në 120 ditë nuk ka qenë i izoluar Sali Berisha, por të izoluar kanë qenë Edi Rama, Erjon Veliaj, hajdutët dhe të korruptuarit”, tha Baçi.

Ai u shpreh se ne protestojmë për fermerët, studentët, pensionistët, profesionet e lira.

“Këtu nuk janë vetëm demokratët, janë shqiptarët e lirë. Ne nuk ndalojmë, nuk ndalohen qytetarët, nuk ndalohet e vërteta”, tha Baçi.