FOTO/ Jo vetëm meshkujt, Veliaj përdor edhe vajzat për të ‘survejuar’ protestën

Erion Veliaj duket se ka angazhuar gjithë ekipin e tij për të survejuar protestën e opozitës.

E ndërsa vetë pasi doli nga SPAK u shfaq në zyrë duke hedhur llumë e baltë ndaj kujdo që e denoncon si hajdut, Veliaj ka angazhuar civilë e policë, nga tarraca e Bashkisë dhe pas çdo dritareje, njerëz që të filmojnë protestuesit.

Thënë shkurt, Veliaj ka urdhëruar të survejohet me detaje protesta dhe për këtë nuk ka kursyer as vajzat që i shërbejnë në Bashki.

Kush ka patur mundësi ka gjetur një maskë dhe e ka vënë, në një përpjekje për të mos u identifikuar, të tjerë, ndoshta më të zellshëm kanë preferuar ta bëjnë haptazi survejimin.

Duket se Erjoni i Bashkisë po i përdor deri në fund burimet njerëzore që ka, ashtu sikundër përdori ata që janë në qeli, të tjerë që po hetohen, apo ashtu siç e kanë përdorur vetë Erionin. Se Veliaj i ‘5D’ kështu është mësuar, ca herë e kanë përdorur dhe ca herë i përdor, derisa i merr emrin, fytyrën dhe më pas lirinë.