Liçaj: Vidhemi dhe kur flemë, duhet të rrëzojmë Ramën dhe Veliajn

Aktori Neritan Licaj mbajti fjalën e tij në protestën e ditës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e Erion Veliaj. Licaj tha se duhet të rrëzohen ata të cilët nuk punojnë për kombin, duke iu referuar kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.  

“Çfarë do presin më shqiptarët për të dalë e për të fituar të drejtat e tyre sepse demokracinë, kur institucionet nuk funksionojnë e bën qytetari në shesh. Duhet ta rrëzojmë ne këtë dhe atë tjetrin sepse nëse nuk e rrëzojmë ne këtë por edhe ky ikën vet si Enveri, atëherë ai që do vijnë pas këtij do bëhet akoma më i keq.

Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë.”