'Si ia kanë lënë celularin Veliajt me vete në SPAK?! Aty duhet ta dorëzosh te dera'

Juristi i njohur Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me mënyrën se si është paraqitur në SPAK sot, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thirrur për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Manjani është nxitur nga citimi sfidues për opinionin e gjërë që Veliaj ka bërë herët në Instagram me celular si Rusvelti: “Ju kërkoj të më gjykoni prej armiqve që kam bërë”.

“Çfarë thotë ky mo? – komentoi juristi. -  "Më gjykoni nga reputacioni i armiqve?!” Ore, ka vajtur me avokat atje ky sot apo vetëm?! Mbase i duhet thënë se e kanë thirrur për ta pyetur e jo për ta gjykuar. Të paktën jo ende.

Nga ana tjetër, reputacioni i secilit "armik" të tij është ku e ku me reputacionin e hajnit të parave publike e pronave private në qytet. Si ia kanë lënë celularin me vete?! Se aty duhet ta dorëzosh te dera...” shkoi më tej Manjani në shënimin e tij.