Ekzekutivi i ri serb/ Berisha: Qeveri ultranacionalistësh të Putinit të vogël!

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, reagoi pas propozimeve për qeverinë e re në Serbi.

Berisha shkruan se kjo qeveri shënon triumfin e plotë të ultranacionalizmit serb.

POSTIMI I PLOTË

Qeveri ultranacionalistësh të Putinit të vogël!

Të dashur miq, Qeveria e re serbe shënon triumfin e plotë të ultranacionalizmit të verbër serb. Ajo trashëgon me anëtarë të kabinetit të saj filorusizmin dhe nacionalizmin kishtar, etnik, miloshevician sa asnjë kabinet tjetër që nga rrënja e Millosheviçit me në krye gangsterin ndërkombëtar Vulin.

Ky kabinet dëshmon dhe një herë së Putini i vogël, serbomadhi Vuçiç mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan.