Kate Middleton dhe Princi William festojnë 13-vjetorin e martesës, zbulojnë foton e papublikuar nga dasma

Kate dhe William festojnë sot 13-vjetorin e martesës së tyre dhe për këtë kanë nxjerrë në rrjetet sociale një foto të papublikuar më parë e cila i përket ditës së tyre të dasmës.

Në foton bardh e zi shfaqet, princ William me uniformë ushtarake dhe Princesha e Uellsit, Kate me fustanin e nusërisë Alexander McQueen.

“ Si sot 13 vite më parë!”, shkruhet në mbishkrim.

Kujtojmë që Kate po përballet me një nga sfidat më të mëdha në jetën e saj. Dukesha pak kohë më parë nëpërmjet një video-mesazhi zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë për një kancer të pazbuluar.