Parashutisti në Vlorë humb kontrollin në ajër, ja si raportohet gjendja shëndetësore e tij

Një parashutist ka humbur kontrollin në ajër dhe ka rënë në det, në plazhin e Vlorës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe efektivët e policisë.

Parashutisti është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka ndërhyrë një qytetar nga Vlora, i cili po bënte plazh dhe i ka dhënë ndihmën e parë.