'Vetëm SYRI TV e shfaq protestën e banorëve - mediat e tjera, shefin e trafiqeve në PS'

Prof. Dr. Jamarbër Malltezit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i ka tërhequr vëmendjen sot fakti se në Belsh po zhvillohet prej orësh një protestë e tregtarëve të kësaj bashkie dhe atë protestë të njerëzve që duan të vazhdojnë të jetojnë e punojnë në vendin e  tyre, po e transmeton vetëm një televizion në Shqipëri: SYRI TV.

“Realiteti dhe propaganda në një foto, - nënvizon Malltezi duke treguar pamjet që ka nxjerrë në kohë reale nga mediat e tjera. - Veç SYRI TV shfaq hallin dhe protestën e banorëve. Mediat e tjera janë të zëna me propagandën e mashtruesit dhe shefit të trafiqeve në PS.”