FOTO/ Dorëzohen televizionet, nisin transmetimin live të Ramës, por jo të Bashës

Pasi nuk e transmetuan për disa ditë fushatën elektorale që ka nisur, televizionet janë dorëzuar më në fund. Mesditën e sotme ata kanë nisur që të transmetojnë live takimet e Ramës.

Por ndërsa kanë transmetuar Ramën, mediat nuk e kanë transmetuar takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha të zhvilluar në Dibër.

Mediat i kishin vënë bllokim transmetimeve të aktiviteteve pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës që televizionet të vendosnin 90 minuta në dispozicion falas për reklamat partiake.