VIDEO/ Shkrumbohet një makinë në Milot

Një makinë është djegur pasditen e sotme në Milot.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit në makinë, por ajo është shkrumbuar e gjitha.

Fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar nga zjarri në makinë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e flakëve.