‘Thikë pas shpine’ ndaj financave publike!

Nga Dorian Teliti

Të dhënat zyrtare financiare të qeverisë shqiptare flasin qartë.

Prioritet për qeverinë nuk janë investimet publike aq të nevojshme, por kryerja e shpenzimeve operative e pagesa të faturave multimilionëshe për lukset e pushtetarëve.

Shikoni trendet e shpenzimeve si kanë ndryshuar ndër vite: 

Shpenzimet operative rriten me 82%, konkretisht:

3-mujori 2014: 53 milionë euro.

3-mujori 2024: 98 milionë euro.

Investimet publike ulen me 33%, konkretisht:

3-mujori 2014: 73 milionë euro.

3-mujori 2024: 48 milionë euro.

Kryefjala e financave publike: shpërdorim e abuzim të taksave të shqiptarëve.

‘Shthurje financiare’ është norma e 3-mujorit të parë 2024.