VIDEO-SYRI TV/ Degradon rruga 'Theodor Haxhifilipi' në Elbasan, banorët: Bashkia na ka braktisur
Degradohet rruga ‘Theodor Haxhifilipi’ në qytetin e Elbasanit. Një aks prej 2 km rrugë, që u shërben qindra familjeve, është lënë pa investime nga bashkia, duke vështirësuar jetesën e komuniteti.
Nga SYRI TV
Rruga ‘Theodor HaxhiFilipi’ në qytetin e Elbasanit prej më shumë se 20 vitesh vuan mungesën e investimeve.
Banorët shprehen se shpeshherë janë detyruar ta shtrojnë rrugën me shpenzimet e tyre duke i hedhur inerte, por reshjet i gërryejnë duke krijuar sërish gropat e thella.
Ndërkohë problemi më i shpeshtë që ata hasin është amortizimi i automjeteve.
Kërkesat e tyre drejtuar bashkisë Elbasan kane qene te shumta por s’kanë marrë asnjë përgjigje.