Liverpooli ngec në Londër, skuadra e Klopp humbet shansin për t’u ngjitur në krye të Premier League

Liverpool është me një këmbë jashtë garës për titullin, teksa ndaj West Ham nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2.  Të besuarit e Moyes ndëshkuan The Reds në minutën e 43-të, me anë të Boëen. Ekipi i Klopp e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, teksa Robertson vendosi ekuilibrat.  Një autogol i dhuroi përmbysjen mysafirëve, në të 65-tën.

 

Vendasit nuk u dorëzuan dhe dërguan shifrat në 2-2 me Antonion. Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht përpjekjeve.

Me këtë rezultat, Liverpool e sheh veten në vendin e 3-të me 75 pikë, 1 më pak se City që ka ende 2 ndeshje për të luajtur dhe 2 më pak se Arsenali që ka 1 ndeshje për të zhvilluar. Ëest Ham është i qetë në mesin e tabelës.