Nis Konventa e PL/ Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë

Ka nisur zyrtarisht punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë.

Kreu i kësaj partie, Ilir Meta përshëndeti delegatët e Konventës në nisje të punimeve në Pallatin e Kongreseve.

Ai nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën.

“Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies.

E puth edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malajn e Memaliajt. Ashtu fitohet.

Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42”, tha Meta.