Dy urdhër-arreste janë lëshuar nga SPAK për dy persona në Kadastrën e Tiranës

Sipas informacioneve të shpërndara nëpër media nga SPAK, praktikë e njohur tashmë, dyshohet se janë lëshuar mbrëmjen e sotme urdhër për arrestimin e dy personave, punonjës pranë Kadastrës.

Po ashtu bëhet me dije se ata akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe kanë qenë bashkëpunëtorë të Artan Lames në kohën kur ai ishte në krye të Kadastrës. Nga ana tjetër mësohet se prokuror i rastit është Ened Nakuçi.