Eh i dashur Edi nuk kemi të gjithë fatin tënd
‘Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur’
Këto janë fjalët që mbyll mesazhin e tij Kryeministri Edi Rama për Kryeministrin spanjoll i cili po mendon të dorëhiqet për shkak të hetimeve që kanë filluar për përfshirjen e gruas së tij në korrupsion.
Por çdo vendimmarrje politike merr parasysh kontekstin shoqëror të vendit.
Pra ka popuj që qindarkat e fundit i harxhojnë për bukë ose për të ikur nga vendi, ndërsa ka edhe popuj që i harxhojnë për barut.
Të parët sundohen e skllavërohen të dytët krijon mundësitë të jenë shoqëri demokratike.
Rama mund të ketë besim tek e vërteta e gruas se homologut të tij. Siç kishte besim të patundur tek ‘kumbllaxhinjtë‘ e skuadrës së tij.
Por besimi i tij nuk i hyn në punë as dreqit e rëndësishme është ku ka besim populli spanjoll edhe a pranon ai të skllavërohen apo të mbrojë me çdo kusht demokracinë.
E përfytyroj, Kryeministrin Spanjoll të prekur nga mesazhi edhe besimi i mikut të tij më të ri duke mërmëritur:
‘Eh i dashur Edi nuk kemi të gjithë fatin tënd’ !