SYRI TV/ Shkodër, dëmtohet rruga e fshatit Bleran, banorët: Bashkia të marrë masa

Rruga e amortizuar ka nxitur reagimin e banorëve të fshatit Bleran të Shkodrës. Ata shprehen se rruga nuk është investuar, ndërsa kërkojnë prej bashkisë të ndërhyjë pasi jetesa është vështirësuar.

Syri tv

Banorët e fshatit Bleran në bashkinë e Shkodër, ankohen për mungesën e investimeve në infrastrukturë rrugore.

Rruga me gropa, gjatë reshjeve të shiut bëhet problematike për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Banorët e zonës thonë se e kanë ngritur zërin disa herë, por nuk ka ndërhyrë askush, ndërkohë që në kohë votimesh marrin vetëm premtime.

Një problematikë tjetër në këtë zonë është edhe kanali, i cili është i mbushur me mbetje urbane, të cilat nuk pastrohen.