Premier League/ 'Poker’ në transfertë e Manchester Cityt

Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe shkojnë në kuotën e 76 pikëve, një më pak se Arsenali, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

De Bruyne, Foden dy herë dhe Alvarez ishin autorët e golave (tre në pjesën e parë) në këtë ndeshje që nuk pati shumë histori. Duket qartë që deri në javën e fundit të Premier League gara për titullin do të jetë e ethshme mes Arsenalit dhe City-t, ndërsa Liverpooli me humbjen në derbi ndaj Evertonit duket se i ka minimizuar shanset për triumfin përfundimtar.