Barcelona bën gati 60 milionë euro për yllin e Bayernit

E ardhmja e trajnerit Xavi Hernandez në Barcelonë do të ndikojë edhe në objektivat e klubit.

Ekipi blaugrana nuk është në garë për tituj dhe kësisoj kërkohen përforcime në reparte të caktuar për të konkurruar me Realin dhe rivalët e tjera të Europës.

Joshua Kimish është një dëshirë e Xavit, ndërsa sipas raportimeve të “El Nacional”, kampionët e La Ligës janë të gatshëm të depozitojnë deri në 60 milionë euro në arkat e klubit gjerman.

Vetë futbollisti gjerman e ka përmendur ndryshimin e ambientit dhe “përplasjet” e vazhdueshme me trajnerin e bordin i kanë dhënë më shumë zë zhvendosjes.

Manchester City është në garë për shërbimet e lojtarit 29-vjeçar. Kjo sforco financiare mund të bind nënkampionët e Gjermanisë.